logo

Shërbimet

Analitikisht ekzaminimet që kryhen në fëmijë dhe të rritur janë:

Ekografia e abdomenit të sipërm

Organet që ekzaminohen janë: mëlçia, tëmthi, pankreasi, veshkat, shpretka, hapësira retroperitoneale, zorra dhe muret e barkut.

Parapregatitja e pacientit është e domosdoshme.

Pacienti duhet të jetë pangrënë për të paktën gjashtë orë para ekzaminimit.

Mirë është që një ditë më parë të shmangen ushqime të tilla si bishtajore, perime dhe fruta, si dhe produkte të qumështit.

Pa problem mund të konsumohen mish, peshk, mish pule, makarona.

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, kolonoskopy, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Ekografia e abdomenit të poshtëm – Pelvikut minor – Organeve gjenitale

Me këtë ultrazë, kontrollohen organet e pjesës së poshtme të barkut dhe kryesisht fshikëza urinare, mitra dhe vezoret tek femrat dhe prostata tek meshkujt.

Parapregatitja e pacientit është e domosdoshme.

Pra, 2 orë para kontrollit duhet pirë 5-6 gota me lëngje (ujë, lënge të pagazuara, etj) në mënyrë që të mbushet fshikëza urinare (pra, dhe nuk duhet urinuar para ekzaminimit).

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, kolonoskopi, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Ekografia e Sistemit Ekskretues (urinar)

Me këtë ultrazë, kontrollojmë veshkat, ureterat dhe fshikëzën urinare.
Parapregatitja e pacientit është e domosdoshme.
Pra, 2 orë para kontrollit duhet pirë 5-6 gota me lëngje (ujë, lënge të pagazuara, etj) në mënyrë që të mbushet fshikëza urinare (pra, dhe nuk duhet urinuar para ekzaminimit).
Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, kolonoskopi, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Ekografia e Gjëndrave Tiroide – Paratiroide

Me këtë ekografi ekzaminohen gjëndrat tiroide dhe paratiroide, si edhe gjëndrat limfatike të qafës.

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia e Qafës

Me këtë ultrazë kontrollohen gjëndrat limfatike të qafës, parotidet, gjëndrat submandibulare të pështymës si dhe hapësirat anatomike të qafës për formacione të tjera patologjike.

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia e Indeve të buta

Me ultrazën e indeve të buta kontrollohen formacionet sipërfaqësore të indeve të nënlëkurës si dhe të muskujve në çdo zonë të trupit.

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia e Gjirit

Ekografia e gjirit përbën një nga ekzaminimet hetimore të patologjisë së gjirit.

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.
Duhen patur me vete ekografia e fundit dhe/ose mamografia.

Ekografia e skrotumit

Me këtë ekografi monitorohet pozicioni, madhësia dhe morfologjia e testikujve dhe epididymit si edhe perfusioni i enëve të gjakut në këtë zonë.

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia Vaskulare Triplex

Ekzaminimi ekografik Triplex i enëve të gjakut si:

  • arterieve karotide dhe vertebrale

  • arterieve renale

  • venës portale (aksi splinopylaiou)

  • aortës abdominale

  • arterieve iliake

  • arterieve të gjymtyrëve të sipërme e të poshtme

  • venave e gjymtyrëve të sipërme e të poshtme

  • skrotumit

  • kontrolli dhe monitorimi i ndërhyrjeve të ndryshme terapeutike vaskulare


Me ekografinë Triplex mund të kontrollojmë rrjedhën e gjakut në sistemin vaskular, si aortën, arteriet karotide, arteriet renale, venat dhe arteriet e gjymtyrëve të sipërme e të poshtme.

Për ekografinë Triplex të:

• arterieve karotide dhe vertebrale

• arterieve të gjymtyrëve të sipërme e të poshtme

• venave të gjymtyrëve të sipërme e të poshtme

• skrotumit

Nuk nevojitet parapregatitje.

Ndërsa për ekografinë Triplex të:

• arterieve renale

• venës portale (splinopylaiou aksi)

• aortës abdominale

• arterieve iliake

• kontrollin dhe monitorimin e ndërhyrjeve të ndryshme terapeutike vaskulare në zonën abdominale

Parapregatitja e pacientit është e nevojshme.


Pacienti duhet të jetë pa ngënë –për të paktën gjashtë orë para ekzaminimit.

Mirë është që një ditë më parë të shmangen ushqime të tilla si bishtajore, perime dhe fruta, si dhe produkte të qumështit.

Pa problem mund të konsumohen mish, peshk, mish pule, makarona.

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, colonoscopy, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Ekzaminime të Specializuara

Në klinikë kryhen ekzaminime të specializuarapër fëmijë të porsalindur edhe foshnja, lidhur me:

  • Trurin

  • Ijet (hip)

  • Synovitis

  • Kontrollin RGE – Refluksit Gastro-Esofagal

  • Kontrollit të Stenozës Pilorike

  • Kolonës verteblale – Kanalit spinal



Për ekzaminime pediatrike mirë është të paraprijë konsultë personale me mjeken.

Qëllimi ynë kryesor është
        diagnostikimi i saktë
        dhe parandalimi efektiv.

image

Links

icon

Radiological Society of North America:
http://www.rsna.org/

European Society of Radiology :
http://www.myesr.org/

Literaturë News

user

"Τι είναι οι υπέρηχοι ή το υπερηχογράφημα οργάνων?"

Διαβάστε...

Kontakti

Διεύθυνση:

Τηλέφωνο:
Φαξ:
Email:

Χαριλάου Τρικούπη 6, Ιωάννινα, 45444, ΙΩΑΝΝΙΝΩΝ
2651035670
2651035670
[email protected]

Copyright 2012 - 2013. Maria Papastefanaki-Gresta All Rights Reserved