logo

Para Ekzaminimit

Qëllimi ynë kryesor është diagnostikimi i saktë dhe parandalimi efektiv.

Dëshira jonë është shërbimi komod dhe i shpejtë i juaj.

Takimi

Orari i klinikës është:
E Hënë - E Premte 9.00-14.00 dhe 18.00-20.30, përveç të Mërkurës pasdite.

Shumica e ekzaminimeve kërkojnë parapërgatitje.

Rastet urgjente të paprogramuara, shërbehen pas konsultimit me mjeken.

Na kontaktoni në numrat 26510-35670 | 6909039444

Parapregatitja

Gjatë kontaktit tuaj për lënien e takimit, ju informojmë lidhur me parapregatitjen e nevojshme sipas rastit.
Mund të lexoni udhëzimet në vijim lidhur me parapregatitjen për çdo ekzaminim.

Ekografia e abdomenit

Pacienti duhet të jetë pangrënë për të paktën gjashtë orë para ekzaminimit.

Mirë është që një ditë më parë të shmangen ushqime të tilla si bishtajore, perime dhe fruta, si dhe produkte të qumështit.

Pa problem mund të konsumohen mish, peshk, mish pule, makarona.

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, colonoscopy, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Gjithashtu, dy orë para kontrollit duhet pirë 5-6 gota me lëngje (ujë, lënge të pagazuara, etj) në mënyrë që të mbushet fshikëza urinare (pra nuk duhet urinuar para kontrollit).

Ekografia e abdomenit të sipërm

Pacienti duhet të jetë

pangrënë për të paktën gjashtë orë para ekzaminimit.

Mirë është që një ditë më parë të shmangen ushqime të tilla si bishtajore, perime dhe fruta, si dhe produkte të qumështit.

Pa problem mund të konsumohen mish, peshk, mish pule, makarona.

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, colonoscopy, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Ekografia e abdomenit të poshtëm

Parapregatitja e pacientit është e nevojshme.

Pra, dy orë para kontrollit duhet pirë 5-6 gota me lëngje (ujë, lënge të pagazuara, etj) në mënyrë që të mbushet fshikëza urinare (pra nuk duhet urinuar para kontrollit).

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, colonoscopy, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Ekografia e Sistemit Ekskretues (urinar)

Parapregatitja e pacientit është e nevojshme.

Pra, 2 orë para kontrollit duhet pirë 5-6 gota me lëngje (ujë, lënge të pagazuara, etj) në mënyrë që të mbushet fshikëza urinare (pra, dhe nuk duhet urinuar para ekzaminimit).

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, kolonoskopi, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Ekografia e Tiroidit

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia e Qafës

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia e Indeve të buta

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia e Gjirit

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit. Duhen patur me vete ekografia e fundit dhe/ose mamografia. Preferohet që ekzaminimi të kryhet në mesin e ciklit.

Ekografia e skrotumit

Nuk nevojitet parapregatitje e pacientit.

Ekografia Vaskulare Triplex

Për ekografinë Triplex të :

• arterieve karotide dhe vertebrale

• arterieve të gjymtyrëve të sipërme e të poshtme

• venave të gjymtyrëve të sipërme e të poshtme

• skrotumit


Nuk nevojitet parapregatitje.

Ndërsa për ekografinë Triplex të

• arterieve renale

• venës portale (splinopylaiou aksi)

• aortës abdominale

• arterieve iliake

• kontrollin dhe monitorimin e ndërhyrjeve të ndryshme terapeutike vaskulare në zonën abdominale.

Përgatitja e pacientit është e nevojshme.

Pacienti duhet të jetë pa ngënë për të paktën gjashtë orë para ekzaminimit.

Mirë është që një ditë më parë të shmangen ushqime të tilla si bishtajore, perime dhe fruta, si dhe produkte të qumështit.

Pa problem mund të konsumohen mish, peshk, mish pule, makarona.

Nuk duhet që brenda ditës të paraprijë gastroskopi, kolonoskopy, ekzaminim i stomakut apo zorrës.

Për ekzaminime pediatrike mirë është të paraprijë konsultë personale me mjeken.

Dëshira jonë është shërbimi komod dhe
        i shpejtë i juaj.

image

Links

icon

Radiological Society of North America:
http://www.rsna.org/

European Society of Radiology :
http://www.myesr.org/

Literaturë News

user

"Τι είναι οι υπέρηχοι ή το υπερηχογράφημα οργάνων?"

Διαβάστε...

Kontakti

Διεύθυνση:

Τηλέφωνο:
Φαξ:
Email:

Χαριλάου Τρικούπη 6, Ιωάννινα, 45444, ΙΩΑΝΝΙΝΩΝ
2651035670
2651035670
[email protected]

Copyright 2012 - 2013. Maria Papastefanaki-Gresta All Rights Reserved