Rrezatimi
Ekzaminimi ekografik ose ultrasonik është një metodë e sigurt, jo-invazive, krejtësisht pa dhimbje, që lejon kontrollin e strukturës së brendshme të trupit. Është një metodë që përdor valë zanore me frekuencë të lartë, shumë më të larta se ato të perceptohen nga veshi i njeriut. Aparate të posaçme regjistrojnë ultratingujt që përshkojnë trupin dhe lejojnë përfitimin e imazheve të organeve të ndryshme si dhe strukturave indore të ngurta, tumoret, nodules, cisteve, gurëve brenda trupit të njeriut. Kjo metodë lejon kontrollin e anatomisë në mënyrë të qartë, pa përcjelljë rrezatim tek pacienti.
Ultraza me Doppler mat se si valët zanore reflektohen në objektet e lëvizshme (ruazat e kuqe) dhe dërgon informacion në kompjuter, i cili prodhon imazhe vizualizimi me ngjyra të rrjedhës vaskulare. Ekzaminimi ekografik triplex, kombinon informacionin mbi strukturën me informacion mbi rrjedhën vaskulare.
Avantazhet kryesore të ekzaminimit ekografik ultrasonik dhe triplex-it vaskular janë se është një ekzaminim pa dhimbje, i shpejtë dhe krahasimisht me metodat e tjera imazherike pa rrezatim (pa përdorimin e rrezatim jonizues rreze-X). Për më tepër, është një metodë diagnostikimi krejtësisht e padëmshme për foshnja, fëmijë dhe të rritur, me kosto të ulët.
Sot, aparaturat moderne prodhojnë imazhe me rezolucion të lartë dhe qartësi të madhe, që si rezultat çojnë në diagnostikimin e një numri të madh të formacioneve patologjike, dhe ndërkohë gjejnë aplikime në studimin e organeve dhe sistemit vascular, që më parë ishin të pa realizueshme.